Ish kandidatja për deputete e listës së opozitës në Elbasan Lumturi Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do të kandidojë për kreun e partisë Demokratike dega Elbasan.
Lumturi Hasa është bërë pjesë e politikës lokale pasi mori mandatin si antare e këshillit bashkiak Elbasan nën logon e PDIU. Pjesa dërrmuese e votave të Hasës kanë ardhur nga antarë të komunitetit çam të cilët e kanë mbështetur për kauzën e saj në lidhje me këtë komunitet.
Mbetet për tu parë nëse antarët e PD do ta mbështesin kandidaturën e saj për kryetare dege.


