Novosela po boshatiset nga të rinjtë. Kjo grup-moshë zgjedh që të largohet nga vendlindja për shkak të mungesës së vendeve të punës. Bujqësinë dhe blegtorinë të rinjtë nuk e duan.
Kjo konfirmohet edhe nga ata pak banorë që kanë mbetur atje. Edhe ata që jetojnë aktualisht në Novoselë, thonë se nuk janë të lumtur.
Pensioni i pamjaftueshëm dhe largimi i fëmijëve nuk janë shkaktarët kryesor të kësaj gjendje.
Kjo njësi sot sipas të dhënave të siguruara ka thuajse gjysmën e banorëve që ka pasur 15 vite më parë, më konkretisht 15 vite më parë aty jetonin 1500 familje ndërsa sot rreth 800-850 përfshirë këtu qendrën Novoselën si dhe disa fshatra. (A2