Braktisi fëmijën në bodrum, “arrest shtëpie” për të renë nga Pogradeci

0
110

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për nënën nga Pogradeci, e  cila braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ndonëse, fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.

Në dëshminë e saj para efektivëve, 30-vjeçarja ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë.Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar/ n.m.abcnews.al