Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para se të hynin, por u ndje i “prerë në besë” nga Arditi kur ai fliste me Selinën për gruan e tij dhe nuk ia tregoi bisedën.
Nga ana tjetër, Arditi tha se i ka bërë nder që e ka “ndarë” nga Selina.
Miri: Jashtë kemi një miqësi dhe kemi folur për BB. Kemi biseduar, por kur erdhi më ka thënë je shumë mirë dhe i fortë, por duhet të ndahesh me Selinën. Unë këtu pres sinjale nga jashtë. Unë u ndava me Selinën, i kam thënë mos u merr me Rogertin se ai luan fort. Ka bërë disa veprime, është penduar dy herë. Ia kam thënë në sy, a po luan kundra meje. Bisedon me Selinën diçka për gruan time dhe nuk vjen të ma thotë. Zgjodhi Selinën kur ne ishim shokë, ishte pabesi për mua. Ose të ma thoshte në sy do bëj lojën time, kështu që i kam prerë marrëdhëniet.
Ardit: Diskutimi nisi që në shpellë, pretendon se i dhashë informacione nga jashtë. Ky më pyeti pse zgjodhe Selinën për imunitet, i thashë se të kam bërë mirë. Ti më ke thënë duhet të merresh me Gimbon. Pabesia është bërë ndaj meje. Kur Rogerti më sulmoi, Miri nuk ndërhyri dhe kjo është pabesia. Ia kam thënë që këtu kam hyrë për veten time. Nuk të kam thënë jashtë që do të mbroj ty.


