Brdaric: Zero hapësira Skënderbeut! “Demat”? Do flisnim ndryshe mos të gabonte arbitri

0
158

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, në prag të ndeshjes me Skënderbeun ka dalë para mediave dhe ka folur fillimisht për duelin me korçarët dhe situatën në skuadrën e tij.

“Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun. Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne.

Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan. Na mungon Da Silva. Do luajë Falloë-Diagne, ndërkohë që do bëjmë disa rrotacione”, tha fillimisht tekniku gjerman.

Më pas atij iu vu në dukje deklarata e trajnerit të Partizanit, Ilir Daja, i cili në prag të derbit me Dinamon tha se Vllaznia ishte inekzistente në pjesën e dytë falë lojës së bërë nga skuadra e tij.

Brdaric reagoi kështu: “Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqëndrohemi te Skënderbeu”. / abcnews.al