Brenda lokalit ku u vendos tritoli në mëngjes, dëmtime edhe në dy biznese ngjitur

0
505

Ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka” në Tiranë, u shpërthyen me lëndë plasëse, në orët e para të mëngjesit. Lokali ku edhe ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Armand Xhaferraj. Siç shihet edhe nga pamjet shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në ambientet e jashtme.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe dy fasadat e bizneseve ngjitur.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se për shpërthimin janë përdorur 100 gramë lëndë plasëse.