Ditën e djeshme, Morena Taraku festoi 28 vjetorin e lindjes. Ish miss Kosova ka organizuar një festë madhështore në shtëpinë e saj në Stamboll, ku është zhvendosur prej kohësh. Morena ndau një ditë më parë pamje nga ky organizim, por imazhet e reja që ka publikuar na kanë zhytur në “botën e çudirave” të ish-missit së Kosovës.
Çdo detaj tregonte luksin e shfrenuar, duke nisur nga torta, paratë, shishet e shampanjës Moet me kristale apo tollumbacet, në të cilat ishin shënuar inicialet e bukuroshes, “KING MT”. “Brenda vendit tim të mrekullive”, ka shkruar Morena krahas postimeve.
Ajo tërhoqi vëmendje gjithashtu me fustanin transparent, që i vinte në pah linjat seksi trupore dhe stilin e ri të flokëve, ku Morena shfaqet me flokë të shkurtër. /abcnews.al