Breshër dhe stuhi, vendin e pret një mot i përkeqësuar javën e ardhshme

0
317

ë dhënat meterologjike tregojnë se javën e ardhshme e presin kushte të ndërlikuar atmosferike.

Dita e Hënën dhe e Martë do të shoqërohet me reshje lokale kryesisht në zonat malore. Të Mërkurën dhe të Enjten në ultësirën e perëndimore, pasditja do të jetë me reshje, shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kryesisht reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe të ulët, nga ana tjetër do të ketë dhe luhatje të ndjeshme të temperaturave herë në vlerat minimale dhe herë në ato të mesditës.

E Premtja dhe fundjava do të mbyllet me vranësira, ku në veri të vendit do të ketë shtrëngat, rrebeshe dhe stuhi.