Breshër i pazakontë, dëmton rëndë bujqësinë

0
482

Një stuhi breshëri ka përfshirë këtë të shtunë disa zona të Kukësit kryesisht Shishtavecin, Topojanin dhe Zapod.

Si pasojë e breshërit një pjesë e mirë e kulturave bujqësore dhe drurët frutorë kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Mësohet se dëmet më të shumta për shkak të breshërit me madhësinë e një kokërr arre janë shkaktuar në parcelat e mbjella me patate e cila eshte ne fazën e lulëzimit.Reshje e stuhi te tilla nuk ishin parë në këtë zonë gjatë sezonit të verës dhe në kulmin e punëve bujqësore ku pritej një prodhim i mirë nga fermerët./abcnews.al