Breshër i pazakontë në Korçë, shkatërron kulturat bujqësore dhe pemët frutore

0
97

Reshje të pazakonta shiu dhe breshëri kanë përfshirë këtë fillim maji Korçën.

Në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore. Gazetarja Dhorjela Çule raporton se dëmet me të mëdha janë në qershi dhe kumbulla, si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Stuhia e breshërit përfshiu dy ditë më parë edhe Elbasanin.

Rrebeshet e kësaj periudhe janë të dëmshme sidomos në bujqësi dhe pemtari. Mbjelljet e pranverës, por edhe pemët pësojnë dëme të mëdha nga breshëri.