Stuhia e breshërit ka dëmtuar një fermë bletësh në fshatin Bregas.
Ardian Pane, bletërritësi i njohur nga fshati Vreshtas, e kishte vendosur rrëzë Malit të Thatë fermën e bletëve për shkak kullote, por ditën e sotme erërat e forta shoqëruar me breshër i kanë shkatërruar pothuajse gjithë kosheret, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik
Ky është viti i 6 radhazi që fermerët e juglindjes së vendit dëmtohen nga fatkeqësitë natyrore, ku në asnjë moment nuk kanë marrë dëmshpërblim.