Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Elbasanit ditët e fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi sidomos në fshatin Bishqem I poshtëm në bashkinë e Peqinit ku kultura më e goditur është ajo e pjeshkës.
Rreth 4 hektarë të mjella me pjeshkë u dëmtuan nga breshëri duke bërë që prodhimi të jetë I pashtitshëm për treg për shkak të dëmtimit. Prej vitesh jetën e tij Skënder Neçja ia ka dedikuar kultivimit të tyre por ky vit nuk mund të nistë më keq për të.
Shpresat e Skënder Neçjes për të nxjerre të ardhura nga shitja e tyre u shuan nga breshëri që goditi zonën.
Thuajse i gjithë prodhimi është i pashitshëm pasi është dëmtuar nga breshëri. Mundi i një viti u bë i pavlefshëm ndërsa dëmi është i pallogaritshëm.
Ai shton se ky platacion ishte shpresa e vetme për të siguruar të ardhura për familjen e tij prej 6-antarësh ekonomia e se cilës këto muaj është e rrënuar, ndaj ai apelon për ndihme.
Të njejtin fat si platacionet e Skènderit pesuan edhe ato të fermerëve të tjerë.
Elbasaniflash.al