BRESHËRI GODET FSHATRAT E ELBASANIT, DËME TË MËDHA NË BUJQËSI

0
3

Stuhia e breshërit që ra pasditen e djeshme në qarkun e Elbasanit shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa fshatra të qarkut Elbasan kryesisht në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës. Më të prekur sipas raportimeve të para rezultojnë të jenë fshatrat e njësisë adm Tregan dhe fshati Bathës. Sipas banorëve stuhia ka nisur papritur rreth mesditës dhe ka zgjatur për afro një orë duke lënë pas një panoramë të rëndë shkatërrimi në arat dhe fermat e shumta të zonës.Fshatrat Tregan dhe Bathës janë të njohura për kultivimin e ullirit, qershisë, portokallit dhe rrushit ,kultura këto që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet fermere të zonës.Fermerët janë shprehur të dëshpëruar nga dëmet e mëdha të shkaktuara.

Për ti bërë thirrje autoriteteve që të zbresin menjëherë në terren për të bërë verifikimin e dëmeve pranë banorëve të fshatit Bathës ishte kandidati për deputet i PSD Erion Murataj.