Gramshi është zbardhur nga reshjet e breshërit, ndërkohë që moti është duke rezervuar surpriza në të gjithë vendin. Për rreth dy ore gjatë natës breshëri ka mbuluar rrugët , ndersa madhësia e një kokrre breshëri ka qenë e madhe.
Deri në orët e para të mengjesit breshëri ka qene i pashkrirë , por me daljen e diellit pak prezencë ka mbetur në rrugë. Sasia e rrallë e breshërit të rënë ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe dëme për kulturat bujqësore që ofron stina.
Mësohet se është ngritur një grup pune nga emergjencat për të verifikuar problematikat dhe dëmet nëse ka. /Elbasani flash