Breshëri plumbash në Greqi/ Vritet babai, plagoset rëndë djali. Dyshohet se janë shqiptarë

0
223

Një i vrarë dhe tre të plagosur. Ky është bilanci i një atentati me armë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

Fillimisht u raportua se babë e bir humbën jetën nga të shtënat me armë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale në spital, jeta e njërit prej tyre u shpëtua në momentin e fundit, ndonëse gjendja shëndetësore mbetet kritike.

Një prej objektivave të atentatit tentoi të futej në një bar kafe aty pranë por u ndoq nga agresorët dhe u vra, ndërsa i plagosur mbeti edhe një prej punonjësve.

Mediat greke, në raportimet e tyre paraprake, bëjnë me dije se nga një makinë u lëshua një breshëri plumbash.

Ngjarja ndodhi në sheshin Agios Sostis, midis Nea Smyrni dhe Neos Kosmos.

Dyshimet e para të policisë greke flasin për një përplasje mes bandave të drogës, por gjithsesi kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Pamje nga vendngjarja

gr1