Breshëri sa një top në Gjinar të Elbasanit, shkakton dëme në pemtari

0
251

Moti i keq, me erë, reshje të forta e breshër ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi në qarkun e Elbasanit. Sipas raportimeve, një sasi e konsiderueshme breshëri ka rënë në disa zona, ndërsa trashësia e kokrrizave arrinte nga 3 deri në 7 cm.

Për pasojë në njësinë administrative Gjinar janë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me prodhime bujqësore dhe pemët frutore të stinës.