Breshëria e plumbave mbi biznesin në Shijak dhe plagosja e 36-vjeçarit, zbardhet ngjarja, pranga pronarit, dy në kërkim

0
138

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shijak, ku pas breshërisë së plumbave në drejtim të një dyqani që shiste pjesë këmbimi automjetesh, mbeti i plagosur 36-vjeçari Enidor Dedja.

Policia bën me dije se në pranga është vënë pronari i këtij biznesi, Albano Domi, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që plagosën 36-vjeçarin, Arbi Hoxha dhe Xhejms Palodhi.

Sipas policisë, nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, shtetasit Hoxha dhe Palodhi janë konfliktuar fizikisht me Domin, dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, Dedja, i cili ishte në dyqan kur ka ndodhur konflikti.

Po nga hetimet rezultoi se dhe pronari i dyqanit, Domi iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, Hoxhës dhe Palodhit.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga pronari i dyqanit.

Top Channel