Breshëri që përfshiu disa rajone të Korçës pasditen e të dielës u shkatërroi të mbjellat fermerëve të zonës. Dëmet më të mëdha u konstatuan në fshatrat Pirg dhe Vreshtas.
Vreshtat janë kulturat më të prekura. Specialistët e drejtorisë së bujqësisë përllogarisin rreth 15 hektar të dëmtuara.
Me ndryshimet e klimës breshëri është kthyer në një fenomen të zakonshëm në këtë rajon.
Fermerët sipas specialistëve duhet të përshtatin kulturat frutore me kushtet e reja të motit. Ndërrimi i varieteteve klasike me varietete më rezistente dhe aplikimi i rrjetave anti breshër janë disa prej sugjerimeve të tyre.
Në rajonin e Korçës dy vitet e fundit kushtet e motit kanë sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi.
/abcnews.al