Briken Calja mbetet jashtë zones së medaljes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë në kategorinë për peshat deri në 73 kg. Peshëngritësi kuqezi u rendit i katërti dhe arriti të ngre vetëm 152 kg në provën e parë për të dështuar në të dytën me 157 kg ndërsa në të tretën që mund t’i jepte medalje po me 157 kg nuk pati sukses.
Calja mund të merrte medaljen e bronzit në këtë stil por e penalizoi pasha trupore vetëm pak gramë më shumë se rivali tjetër bullgar i cili ngriti po njësoj se sportisti ynë.
Pritet në pak momente të nisë edhe garimi në shtytje ku Calja do të tentojë të arrijë një medalje të paktën…
Ora tv