Arkeologët britanikë kanë zbuluar një stukturë gjigande neolitike, që daton rreth 4 500 vjet më parë. Popujt neolitikë që ndërtuan Stonehenge, një kryevepër e inxhinierisë, gërmuan gjithashtu një seri boshtesh të lidhura për të formuar një rreth me diametër 2 km. Struktura duket se ka qenë një kufi që i udhëzon njerëzit në një zonë të shenjtë pranë truallit të trashëgimisë botërore.
Arkeologët në Britaninë e Madhe kanë zbuluar një nga strukturat më të mëdha parahistorike të gjetura ndonjëherë pranë truallit të trashëgimisë botërore të Stonehenge. Bëhët fjalë për një rreth me boshte i quajtur ndryshe “Durrington Shafts” që për nga shkalla e strukturës dhe peizazhin që ofron ka mahnitur studiuesit. Zbulimi i jashtëzakonshmi ofron provat e para që banorët e hershëm të Britanisë, kryesisht komunitete bujqësore, kishin zhvilluar një mënyrë për të llogaritur ndërtimin e një strukture të kësaj madhësie.
Profesor Vincent Gaffney, arkeologu kryesor në projekte unike u shpreh se “madhësia e boshteve dhe qarkut që rrethon Muret e Durringtonit aktualisht është unike. Ajo tregon kompleksitetin e strukturave monumentale brenda peizazhit Stonehenge dhe aftësinë dhe dëshirën e komuniteteve neolitike për të regjistruar sistemet e tyre të besimit kozmologjik në mënyra, dhe në një shkallë, që nuk i kishim parashikuar më parë. ”
Katër mijë e pesëqind vjet më parë, kur popujt neolitikë që ndërtuan Stonehenge, një kryevepër e inxhinierisë, gërmuan gjithashtu një seri boshtesh të lidhura për të formuar një rreth me diametër 2 km. Boshtet janë të gjera, secila më shumë se 5 metra thellësi dhe 10 metra në diametër. Përafërsisht janë gjetur 20 boshte dhe besohet se mund të ketë pasur më shumë se 30. Rreth 40% e rrethit nuk është më në dispozicion për studime, si pasojë e zhvillimit modern.
Struktura duket se ka qenë një kufi që i udhëzon njerëzit në një zonë të shenjtë, sepse Murat Durrington, një nga monumentet më të mëdhenj të Britanisë, është vendosur pikërisht në qendër të tij. Zona është 1.9 milje në veri-lindje të Stonehenge afër Ëiltshire.
/Ora News