Britani/ Një vajzë 12-vjeçare akuzohet për vrasjen e një 80-vjeçari

0
2

Një vajzë 12-vjeçare në Britani po përballet me akuza për vrasje pas vdekjes së një 80-vjeçari në një park, tha policia e Leicestershire.

Bim Collie vdiq nga plagët e rënda që mori duke shëtitur qenin e tij në Franklin Park, afër shtëpisë së tij, në shtator.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, do të paraqitet në Gjykatën për të Mitur të Leicesterit të hënën (16/12).

Viktima është sulmuar duke shëtitur qenin, ai është dërguar në spital të dielën dhe ka ndërruar jetë.

Sipas vajzës së viktimës, ajo e ka gjetur atë të shtrirë në tokë kur ka dëgjuar një zhurmë jashtë shtëpisë së saj.