Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku sqarohet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet.
Sipas njoftimit, të gjithë vizitorët që kanë nevojë për vizë do të marrin vetëm visa elektronike e cila zëvendëson vizat fizike të vendosura në pasaportë.
Ambasada orienton qytetarët që për detaje të mëtejshme të informohen në faqen zyrtare gov.uk/eVisa.


