Britania e Madhe mund ta organizojë e vetme Kampionatin Evropian

0
191

Britania e Madhe mund të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian.

 

Britania e Madhe tani është nën “listën e zezë” të shteteve evropiane por, kryeministri, Boris Johnson ka treguar se tani 17 milionë njerëz kanë kryer vaksinimin në Britani dhe deri më 31 qershor pritet të vaksinohen të gjithë personat e moshës madhore, transmeton lajmi.net.

Sipas “The Sun”, kjo është arsyeja përse Britania mund të organizojë e vetme Kampionatin Evropian. Ata tashmë janë përpara gjithë shteteve të Bashkimit Evropian në programin e vaksinimit dhe pas disa muajsh do të cilësohen si vend i sigurt.

Zyrtarët e Qeverisë britanike po përgatiten të paraqesin një ofertë për UEFA-në pasi ata shpresojnë për t’i kthyer tifozët në stadiume deri në maj, gjë që e vë Britaninë përpara vendeve të BE-së.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, kohët e fundit pohoi se presidenti i UEFA-së, Aleksandr Ceferin është i gatshëm për idenë e organizimit të turneut nga një vend i vetëm, duke e vendosur Britaninë e Madhe si pretendentin kryesor.

Britania organizoi të njëjtin turne 25 vjet më parë dhe ka infrastrukturën e nevojshme për ta bërë përsëri pa problem./Lajmi.net/