Britania e Madhe përfshihet nga moti i keq dhe bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për shkak të akullit

0
20

Trafiku është bllokuar në Britaninë e Madhe për shkak të motit të rëndë dhe borës, më shumë se 200 shkolla të bllokuara dhe paralajmërime për kushte të rënda të vazhdueshme.

Meteorologët kanë lëshuar katër paralajmërime të verdha për borë dhe akull si dhe ndërprerjet e pritshme të energjisë elektrike.

Këto janë reshjet e para të borës në këtë dimër 2024, në Mbretërinë e Bashkuar.

Një nga paralajmërimet është lëshuar edhe për Uellsin jugor dhe do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së martës, ndërsa një tjetër përfshin Skocinë jugore deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

 

 

Paralajmërimi i tretë, i cili do të jetë në fuqi deri në mesditën e së mërkurës, ka të bëjë me Skocinë dhe lindjen e Anglisë.

Ekziston gjithashtu një paralajmërim i mëtejshëm që mbulon zonën e Irlandës së Veriut deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas udhëzimeve të autoriteteve, lartësia e borës pritet të jetë 10 centimetra në zonat që do të preken më shumë nga moti i keq.
Kreu i Zyrës Met tha: “Me ajrin e ftohtë të Arktikut që prek Britaninë, moti i ashpër do të vazhdojë të prekë vendin këtë javë me paralajmërime të mëtejshme që priten gjatë ditëve në vijim”.

“Ne jemi duke u fokusuar në reshjet e reja të borës që do të regjistrohen, si dhe rrezikun e akullit të martën dhe mesnatën e së mërkurës,” shtoi ai. Termometri natën e së hënës tregoi temperatura nën zero në pjesën më të madhe të Britanisë, me rekordin e ulët të vendosur në Aberdeenshire që tregoi -11.2 gradë.