Britney Spears feston 40-vjetorin dhe i fejuari e surprizoi në mënyrën më spektakolare

0
154

Britney Spears bën 40-vjetorin dhe i fejuari i saj, Sam Asghari e suprizoi në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ai  ndau në “Instagram” momentet kryesore të një shfaqjeje fishekzjarre që ai organizoi për të nderuar yllin e popit të mërkurën, një ditë përpara ditëlindjes së saj të 40-të.

Shfaqja e fishekzjarrëve kishte një mori ngjyrash, duke përfshirë ari, të kuqe, blu, jeshile, vjollcë, në festimin e ditëlindjes historike të artistes fituese të “Grammy”.

Më herët të mërkurën, super ylli i popit dhe aktori 27-vjeçar shfaqën një pamje të dashur në fotot e ëmbla të tyre duke u puthur në një avion privat që secili postoi në “Instagram”.

 

Britney dukej e gëzuar pa masë në videot që Sam i ndau në “Instastory”, teksa i dhuroi asaj një tortë në formë B për të festuar ditëlindjen e saj historike – të cilën ai e shënoi si ‘1-vjetorin’ e saj pas përfundimit të kujdestarisë së saj 13-vjeçare.

Veçanërisht, ylli i ‘Black Monday’ iu referua Britney-t si ‘gruaja’ e tij në postimin e tij në “Instagram” dhe është e paqartë nëse çifti mund të ishte martuar fshehurazi.

 

Megjithatë, Britney e quajti Sam vetëm si ‘të fejuarin’ e saj në postimin e saj, kështu që ai mund të ketë qenë duke iu referuar dasmës së tyre të afërt.

“Të quaj luaneshë sepse e admiroj forcën tënde të pamëshirshme, jam i frymëzuar nga zemra jote e bukur, festoj buzëqeshjen tënde që më ndriçon botën. Çdo ditë është ditëlindja jote mbretëresha ime. Gëzuar ditëlindjen e parë për gruan time”, shkruante ai.