Një avokat i Britney Spears i tha një gjykatësi në Los Angeles, që klientja e tij nuk do të përformojë më, përderisa babai ka nën kontroll karrierën e saj, raportoi HollywodGossip.
Britney Spears është nën kujdestarinë e të atit nga viti 2008 pasi ajo përjetoi kriza mendore që quan atë deri tek shtrirja në spital, transmeton lajmi.net.
Pasuritë e saj financiare kanë qenë nën kontrollin e babait të saj, James Spears.
“Klientja ime më ka informuar se ajo ka frikë nga babai i saj”, i tha gjykatësit avokati i Britney Spears, Samuel Ingham. “Ajo nuk do të interpretojë përderisa babai i saj është përgjegjës për karrierën e saj”.
Të martën, gjykatësja e Gjykatës Supreme të Los Angeles Brenda Penny nuk pranoi të pezullojë menjëherë rolin e James Spears në kujdestarinë e vajzës së tij, por tha se ajo do të merrte parasysh kërkesat e ardhshme me dokumentacion të mëtejshëm.
Për më shumë se një dekadë, fansat kanë bërë thirrje “Free Britney”, një lëvizje kushtuar nxjerrjes së Spears nga kujdestaria e saj./Lajmi.net/