Britney Spears trondit me deklaratën: Dua të bëj fëmijë, por nuk më lejojnë

0
175

Për shkak të  problemeve që këngëtarja,  Britney Spears kishte me shëndetin, babai i saj arriti të merrte të drejtat ligjore për të vendosur për gjithçka në jetën e saj.
Sipas legjislacionit babai i këngëtares, Jamie Spears  dhe ekipi i tij ligjor kanë menaxhuar jetën dhe paratë e yllit të pop-it  për 13 vitet e fundit.Ata vendosin për jetën e saj të përditshme, nga gjërat më të thjeshta deri te vendimet më të rëndësishme.
Britney Spears dje, nëpërmjet telekonference kërkoi nga një gjyqtare në Los Anxhelos ta ndihmojë t’i japë fund regjimit të mbikëqyrjes ligjore nga babai, për të jetuar përsëri e lirë.

Unë dua të jem në gjendje të martohem me partnerin tim dhe të kem një fëmijë me të, por më thanë që nuk duhet ta bëj. Unë kam një spirale brenda meje që nuk lejon të bëj fëmijë. Dua të shkoj te mjeku, ta heq spiralen që të bëj fëmijë, por ata më thanë jo. Jam e vetme kundër shumë personave, po kërcënohem”, tha këngëtarja, sipas Daily Mail.

Meritoj të kem jetën time. Unë jam shumë e mirë në atë që bëj. Ajo që dua është të menaxhoj paratë e mia… dhe të ndaj historinë time me botën. Unë dua të jem në gjendje të dëgjohem”, shtoi  Britney Spears.

Këngëtarja gjithashtu foli për sjelljen e keqe të prindërve të saj dhe theksoi se babai i saj dhe ekipi që vendos për jetën e saj, duhet të futeb në burg.
Ajo rrëfeu se nuk mund të dalë xhiro me makinën e partnerit të saj, pa marrë leje nga babai dhe ekipi i tij.

Ora news