BRUKSEL – BE: Izraeli të ndalë aneksimin e Bregut Perëndimor

0
249

Njëmbëdhjetë ministra të Jashtëm të Bashkimit Europian i kërkuan BE-së një kundërpërgjigje urgjente për të ndaluar aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Në një letër drejtuar kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, 11 ministrat theksojnë se “dritarja për të ndaluar aneksimin duhet të mbyllet sa më shpejt, pasi koha po mbaron”.

Në letrën e 11 ministrave të Jashtëm të Francës, Italisë, Holandës, Irlandës, Belgjikës, Luksemburgut, Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Portugalisë dhe Maltës pretendohet se aneksimi “mbetet një çështje me shumë rëndësi dhe shqetësuese për BE-në dhe vendet anëtare të saj”, pasi ai është “shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Të 11 ministrat kërkojnë ”një dokument të përpiluar në mënyrë të rreptë, që të ofrojë një përmbledhje të marrëdhënieve BE-Izrael, një analizë të pasojave juridike të aneksimit dhe një listë të veprimeve të mundshme si kundërpërgjigje”./ /os/