Brunilda Laboviti zgjidhet Presidente të Urdhrit të Psikologut

0
3

Brunilda Laboviti është shpallur fituese e zgjedhjeve për Presidenten e Urdhrit të Psikologut për vitin 2025, sipas rezultatit përfundimtar të shpallur nga Komisioni i Numërimit të Votave. Në total u hodhën 451 vota, prej të cilave 378 u shpallën të vlefshme dhe 73 të pavlefshme. Laboviti mori 238 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër Elena Mustafarajn, e cila siguroi 140 vota.

Në një prononcim të mëparshëm gjatë fushatës, Laboviti theksoi se vendimi për të kandiduar erdhi si rrjedhojë e përkushtimit dhe vizionit të saj për të ardhmen e profesionit të psikologut në Shqipëri. Ajo shtoi se besimi në aftësitë e saj dhe nevoja për të ndërtuar një Urdhër më bashkëpunues ishin shtysat kryesore për të hyrë në garë.

Zgjedhjet u zhvilluan sot më 5 qershor 2025 dhe përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për komunitetin e psikologëve në vend, që tashmë presin një mandat të ri të udhëhequr nga Laboviti.

Procesverbali është firmosur nga anëtarët e Komisionit të Numërimit të Votave: Ervin Mehmetaj, Arlinda Kërçi dhe Enn Tusha.

Image