Elbasanasit thonë se mëngjesin që shijojnë ata nuk e krahësojnë me asnjë mëngjes në botë. Bëhët fjalë për simiten me bugaçe, që për të gjithë njerzit që nuk e njohin, duket sikur është një mëngjes “bukë me bukë”.
Brumi është një nga përbërësit kryesorë të gatimeve tradicionale të Shqipërisë së Mesme. Bugaçet, bukë të holla me forma të ndryshme, mbeten një nga ushqimet e preferuara në rrethinat e Elbasanit për të nisur mëngjesin. Brumi i tyre përgatitet me miell gruri, ujë e kripë, e punohet me duar deri sa masa bëhet gati për tu ndarë në toptha të vegjël. Në masën e tyre brumore mund të shtosh çdo përbërës që të ndodhet në frigorifer e më pas, kuleçët ripunohen duke i kthyer në petë e pjekur me gjalp. Bugaçet i shtojnë tryezës së mëngjesit një gatim tradicional shumë të shijshëm.