“Buka”/ Ministria e Drejtësisë kërkesë Zvicrës për ekstradimin e Arben Ahmetajt

0
2

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tirana.
Ky fakt u me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr. 2 të qeverisë.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori tha se për këtë dosje për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie. Për këtë dosje për z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër.”, tha ai.

Për dosjen “Buka”, Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë. Palët nuk kane asnjë kërkesë paraprake. Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexoi sot në gjyq kërkesën për gjykim.