“Bukë borxh” Në Elbasan dhjetëra qytetarë marrin ushqime me listë

0
123

Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve po detyrojnë qytetarët që të marrin udhqime borxh nëpër dyqane në Elbasan. Ata thonë se mundësia e vetme për të jetuar janë udhqimet me listë, ndërsa thonë se po kalojnë kohëra të vështira.

Emrat mbi fletoret e vjetëruara janë dëshmi se qindra qytetarë elbasanas nuk kanë para, as për tu ushqyer.

Shumë prej tyre si shpresë të fundit kanë zemërgjerësinë e pronarëve të dyqaneve që japin borxhe.

“Me listë, me listë, nuk ka asnjë gjë tjetër,” tha qytetari.

Kjo e moshuar pohon se shpesh-herë detyrohet të marrë ushqime pa lekë.

“Çfarë të bëj, me çfarë ti paguaj? Deri sa të marr pensionin. I marr me listë, sa e bezdis dhe këtë. Marr çfarë më nevojitet për të ngrënë, vetëm jam,” tha ajo.

Ato i paguan kur të marr pensionin në fund të muajt.

“Pak njëherë, kur marr pensionin ja jap të gjitha,” tha ajo

Situata dita – ditës po bëhet më e rëndë edhe për biznesin e vogël, pasi numri i atyre që marrin ushqime me listë është në rritje.

“Do t’u japim çfarë të bëjmë, ja ta lë unë këtë tani? Kjo për atë punë ka ardhur, mos ti jap? Ska njeri. Patjetër është shtuar numri i listave, por çfarë të bëj? Ti lë pa bukë,” tha shitësi.

Të tjerë mbijetojnë falë të ardhurave të fëmijëve të tyre nga emigracioni.

“Nëse nuk do më ndihmonte djali, nuk do ja dilja dot,” thotë e moshuara.

Situata ekonomike në vendin tonë është rënduar vitin e fundit, ndërsa kriza dhe inflacioni i lartë e kanë bërë jetesën e qytetarëve të vështirë.

ora news