Rritja e çmimeve është bërë e papëballueshme për qytetarët në Elbasan. Ata shprehen se nuk kanë mundësi as të blejnë gjërat e bazë, ndërsa apelojnë shtetin që të ndërhyjë për të ndihmuar familjet në nevojë.
Rritja e çmimeve ka rënduar situatën ekonomike të familjeve në Elbasan.Qytetarët shprehen se nuk po e përballojnë dot as blerjen e bukës.“Katër fëmijë që kam, është bërë shumë vështirë. Ushqimet janë ngritur. Një bugaçe kam marrë tani, 600 lekë, nuk e përballojmë dot.”
“Shumë e vështirë, me një pension invaliditeti jetoj.”
Shumë prej tyre ushqimet e përditshme i marrin me listë.
“Borxh, por edhe dyqanet nuk japin. Nuk kanë faj se edhe ata blerjet me lekë në dorë i marrin.”
“Shyqyr që na japin. Marrim vaj, ushqimet e përditshme. Kam dhe një fëmijë të vogël.”
Tregtarët me pakicë thonë se japin ç’të mundin, por situata e fundit ka rënduar edhe mbi bizneset e tyre familjare.