Bukë “me racion”, në Elbasan qytetarët thonë se rritja e çmimeve ka ulur konsumin

0
105

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që shumë familje elbasanase të heqin dorë nga konsumi I disa produkteve të cilat në këtë periudhë ata po i cilësojnë si luks. Mishi dhe bulmeti janë të papërballueshme sipas qytetarëve.

Çmimet vijojnë të jenë në rritje të pandalshme.

Inflacioni i lartë dhe pagat e pensionet e pandryshueshme ka bërë që familjet në Elbasan të futen në krizë.

Qytetarët thonë se kanë hequr dorë edhe nga blerja e produkteve të shtrezja siç janë mishi dhe bulmetet.

“Ne marrim vetëm ato ushqime me çmim të ulët. Nuk po blejmë më mish. Të gjitha janë shtrenjtuar.”

Më të vështirë thonë që e kanë pensionistët.

“Ne pensionistët nuk i përballojmë dot. Janë shumë të larta.”

Jo vetëm ata që blejnë por edhe ata që tregtojnë ndajnë të njëjtin shqetësim.

Kjo zonjë e moshuar edhe pse është 75 vjeç është detyruar të dali të shesë prodhimet e saj për shkak se pensioni nuk i mjafton, ndaj kërkon që shteti ta ndihmojë.

“10 lekë kanë shkuar qeset, kam edhe rrugën, pastaj çfarë do të shesim ne? Të vërë dorë shteti.”

Rritja e çmimeve në vendin tonë ka nisur prej muajt shkurt, ndërsa qeveria ka ndërmarrë dy paketa ndihme për qytetarët, por këta të fundit thonë se  ndihma ka qenë e papërfillshme.

ORA NEWS