Bukë Me Vezë – Shija Unike E Një Mëngjesi Të Shëndetshëm

0
571

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për të vegjël e të rritur para se të niseshin në shkollë a në punë.

Ashtu si dikur edhe sot buka me vezë mbetet ideale për një mëngjes të shëndetshëm plot shije që të kënaq nepsin e oreksin dhe të dhuron ndijesinë e nisjes së ditës mbarë.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e dashur nga të gjithë, atë të përgatitjes së bukëve me vezë lehtë dhe krejt shpejtë në shtëpi.

Përgatitja e Bukëve Me Vezë

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës në bazë të numrit të personave për të cilët do gatuhet)

Vezë

Pak qumësht

Kripë

Piper

Gjalpë të freskët ose vaj ulliri (Për një gatim sa më të shëndetshëm AgroWeb.org rekomandon përdorimin e vajit të ullirit)

Përgatitja

Në një tas hedhim vezët, pak qumësht, kripë dhe piper dhe nisim i rrahim fortë derisa masa të jetë bërë e njëtrajtshme.

Nëse dëshironi për më shumë shije para se të nisni të rrihni vezët mund të shtoni edhe pak djathë të bardhë të thërrmuar.

Vendosni një tigan në zjarr, hidhni gjalpë ose vaj ulliri sipas preferencës.

Më pas, lyeni fetat e bukës një e nga e një nga të dyja anët me masën e vezës dhe skuqini në tigan.

Bukët me vezë shërbehen të ngrohta dhe janë fantastike për nisjen e ditës shëndetshëm .

Vlerat Ushqyese

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Renditur në listën e 10 super-ushqimeve. Nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Nga ana tjetër qepët e njoma padyshim nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës.

Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale./AgroWeb