Një vajzë në Britaninë e Madhe ka treguar për “vështirësitë” që po has për të gjetur dashurinë e vërtetë për shkak të pasionit të saj “të errët”, e që është mbledhja dhe koleksionimi i kafkave të kafshëve.
20-vjeçarja nga Birminghami, Jessica Powell u shpreh se meshkujt zhduken, pasi mësojnë se ajo kënaqet duke rrjepur kafshët dhe koleksionon eshtrat e tyre.
Megjithatë ajo refuzon të heqë dorë, duke shpresuar se një ditë dashuria e vërtetë do të trokasë në derën e saj.
“Nuk kam shumë fat me lidhjet. Gjithçka shkon mirë deri në momentin që iu tregoj për pasionin tim për të koleksionuar kafka, e cila përfshin rrjepjen e kafshën dhe më pas zierjen e saj. Më pas kockat pa mish i vendos në peroksid për t’i zbardhur, dezinfektuar dhe për t’iu hequr yndyrën e për t’i vendosur më pas në koleksion. Mua më duket shumë interesant pasioni im, por jo të gjithë mendojnë kështu”, tregoi Jessica. \ a2news