Bulevardi qendror i Elbasanit është shndërruar shpesh herë në një burim aksidenti të cilat ndonjëherë përfundojnë dhe me humbje jete. Sipas qytetarëve në këtë segment ka nevojë për prezencë të shtuar të forcave policore.
Bulevardi qendror i Elbasanit është kthyer në një problem serioz përsa i përket sigurisë rrugore.
Qytetarët të shqetësuar shprehen se në këtë bulevard duhet një prezencë e shtuar e forcave të rendit.
”Ka qenë pjesërisht, te ky kryqëzimi këtu nuk ka pasur. Si këmbësorët ashtu edhe shoferët duhet të jenë më të kujdesshëm me lëvizjet e tyre. Policia është thuajse zero fare, nuk do t’ia dijë njeri. As njerëzit nuk zbatojnë vijat e bardha, as shoferët.”
Edhe pse nga ora 18:00 deri në orën 22:00 qarkullimi ndalohet në sheshin ‘Gensher’ sërish kjo nuk respektohet nga drejtuesit e motorëve në oraret e caktuara.
Më shqetësues mbetet fakti se disa drejtues automjetesh e perdorin këtë segment edhe për të zhvilluar gara me njëri-tjetrin duke rrezikuar veten por edhe të tjerët.
Vetëm pak ditë më parë për shkak të shpejtësisë një 57 vjeçar humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë.