Bullizmi ndaj Ronela Hajatit, Eurovision paralajmërim ndaj atyre që tejkalojnë kufirin: Do të marrim masa ligjore

0
149

“Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat dhe gjithashtu e para që u pushtua nga kritikat. Në të vërtetë, ata që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, janë fyerje të vërteta, tallje, foto të këngëtares, e cila po sulmohet nga kritikët për pamjen e saj fizike”, kështu shkruan gazeta italiane La Repubblica për Ronela Hajatin për sulmet që ka marrë lidhur me pamjen fizike. Sipas gazetës italiane, organizatorët janë detyruar që të mbajnë një qëndrim: diskriminimi nuk do të tolerohet.

La Repubblica shkruan se paralelisht me ofendimet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet frontale ndaj makinerisë së EBU (European Broadcasting Union, që mbledh operatorët kryesorë televizivë) për mënyrën se si po menaxhon përgatitjet para spektaklit. Kjo ka ardhur dhe për problemet teknike si mosfunksionimi i “diellit kinetik” që do të ishte pika e fortë e skenografisë si dhe për mënyrën e organizimit nga ekipi italian.

Reagime të shumta ka pasur dhe nga mungesa e Blancos, përfaqësuesit të Italisë që këndon bashkë me Mahmood, në provën e parë që u mbajt para disa ditësh. E gjithë kjo ka sjellë një deklaratë publike nga EBU-ja.  “Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar spektaklin e këtij viti.”

Image

Jo vetëm kaq, Ebu flet për sulme që janë nisur “edhe në llogaritë e tyre personale”. Ofendimet kanë shkuar deri aty sa organizatorët paralajmërojnë “këdo që kapërcen kufirin: çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda ne do t’i denoncojmë personat e tillë tek autoritetet kompetente vendore”. Megjithatë, kujtojmë që kënga e Ronelës është ndër më të pëlqyerat.

Ronela është shprehur mirënjohëse për të gjithë dashurinë që ka marrë jo vetëm nga publiku shqiptar dhe dhe nga ai i huaj. Siç shihet dhe në rrjet, kënga e saj ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme. /abcnews.al