Bulqizë/ Shkuan të shpëtojnë shokun, tre minatorë ngecin në galeri

0
183

Tre minatorë janë asfiksuar në një minierë në zonën e Martaneshit si pasojë e gazit të çliruar nga gjenerator. Nga informacionet e para mësohet se dy prej minatorëve kishin shkuar për të ndihmuar kolegun e tyre.

Sipas informacioneve nga Spitali njëri prej tre minatorëve është në gjëndje të rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter në Tiranë. Dy të tjetër janë në spitalin e Bulqizës.

Njoftimi i policise

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

Sipas informacioneve nga Spitali: te tre jane te plagposur, njeri eshte me rende, dhe po pritet helikopteri per transportim ne Tirane. dy te tjeret jane ne spital ne Bulqize