Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, u panë së bashku në një nga restorantet më të populluara në Etiler, një natë më parë. Më shumë sesa pamja e re, me flokë dhe mjekër të zgjatur të aktorit, vëmendjen e tërhoqi makina e re “Porsche Cayanne”, vlera e së cilës shkon 2 milionë lira turke (223,760 euro). Por jo vetëm makina…
35-vjeçari do të rikthehet së shpejti në ekranin e madh të ATV me seritë e reja të serialit “Osmani”.

Për shkak të rolit, ka ndryshuar tërësisht edhe pamjen, por ndërsa ishte duke dalë së bashku me bashkëshorten Fahriye Evcen nga një restorant në Etiler, aktori u përball me gazetarët.

Pyetjes për imazhin e tij të ri, Burak iu përgjigj se ndihet shumë komod me këtë stil, edhe pse arsyeja është për shkak të serive të reja që do të xhirojë për serialin “Osmani”.

Pasi folën për planet e reja në kinema dhe planet e jetës private, dy aktorët iu drejtuan makinës së re, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Një makinë “Porsche” e re, me vlerë 2 milionë lira ra menjëherë në objektivin e aparateve.

Por edhe një orë e re në dorën e Fahriye Evcen, gjithashtu. Me vlerë 170 mijë lira (19 mijë euro), ora “Rolex’s Datejust Gold” duket se është një dhuratë e fundit për aktoren.

“Tani dua të rikthehem në aktrim, më ka munguar ekrani”, – u tha Fahriye gazetarëve duke shtuar se është duke i menduar ofertat që i janë bërë për të qenë në sheshxhirim.