Parkimi i dyfishtë i automjeteve në rrugë nuk do të ekzistojë si një shkelje administrative, por si një vepër penale. Kjo gjë u me dije nga drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, Ilir Proda, i cili gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se parkimi i dyfishtë do të thotë ndalim i kalimit të mjeteve dhe do të ketë ndjekje penale që mund të dënohen deri në 3 vjet.
Proda në deklaratën e tij ishte edhe parkimi i dyfishtë në rrugë, duke theksuar se nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht.
Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.
Neni 293 i Kodit Penal
Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.