Një anesteziste nga Belgjika është dënuar me 3 vite burg, pasi një britanike humbi jetën gjatë kohës që po kryente një lindje “Çezariane”.
Helga Wauters, 51 vjeç gjithashtu u ndalua të ushtronte profesionin e saj gjatë një procesi gjyqësor të zhvilluar ditën e sotme në Francë.
Ajo u shpall fajtore për vdekjen e Xynthia Hawke në vitin 2018, në atë kohë vetëm 28 vjeç.
Grupet hetimore kanë bërë me dije se Wauters ka vendosur një tub frymëmarrjeje në ezofagun e viktimës në vend të një gypi. Mësohet se anestezistja ka qenë e alkoolizuar në momentin e ngjarjes.
Wauters nuk u paraqit në gjykatë ditën e sotme, ndërkohë që i pranishëm në gjyq ishte vetëm partneri i saj.
Wauters asistonte në lindjen e 28 vjeçares, e cila pas disa komplikacioneve ishte e detyruar të lindte urgjentisht, ndërkohë që vetë anestezistja ishte një alkooliste e rregullt, raporton BBC.