Burg për presidentin/ Dhunoi arbitrin, dënohet me tre vite e gjysmë Faruk Koca

0
35

Dhuna ndaj arbitrit i ka kushtuar shtrenjtë ish presidenti të klubit turk, Ankaragucu, Faruk Koca.

Gjykata në Ankara e ka dënuar atë me 3 vjet e 6 muaj burg, si dhe ka dhënë disa dënime të tjera alternative, mbi akuzat për “dhunë ndaj personit” dhe “kërcënim të zyrtarit”.

Ky dënim penal i shtohet atyre disiplinorë, që u morën menjëherë nga Federata Turke e Futbollit menjëherë pas ngjarjes së rendë të ndodhur në dhjetor të vitit 2023 gjatë ndeshjes së Superligës mes Ankaragycu dhe Rizespor.

I pakanaqur me vendimet në fushë, në fund të sfidës, Faruk Koca goditi me grusht arbitrin Hamit Meler, që gjithashtu u dhunua edhe nga tre persona të tjerë, edhe ata të dënuar me burg.

Federata përjashtoi përjetë nga futbolli Faruk Koca, ndërsa ai u detyrua të japë dorëheqjen nga drejtimi i klubit.

Po ashtu, ai kishte pasoja edhe në jetën politike, si një funksionar i lartë I partisë në pushtet të presidentit Erdogan.

Por tani ka ardhur goditja e rëndë, me dënimin penal, ndërsa ai duhet të vuajë 3 vite e gjysmë burg.

Sipas mediave lokale, ky është dënimi më i rëndë që i jepet një zyrtari të lartë klubi për shkak të dhunës në futboll./abcnews.al