
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Edison Muçekun, qe u arrestua disa muaj me pare ne Angli.
34-vjeçari u arrestua ne saje te një operacioni me 50 masa sigurie të lëshuara nga SPAK, për goditjen e disa grupeve kriminale.
Sipas hetimeve Muçeku është pjesë e një grupi kriminal që drejtonte Viktor (Tori) Xheçuka, të dy të akuzuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut në Bulqizë, më 21 Maj 2020.Ndërsa Xheçuka, qe vijon ende te jete në kërkim, dyshohet nga SPAK për vrasjes me pagesë, ku mes episodeve të zbuluara nga SKY EC, në shënjestër ka qenë dhe Durim Bami.
