Burgu i Rrogozhinës drejt mbylljes/ Çuko: Ja çfarë do të ndodhë me të burgosurit

0
118

rben Çuko, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku foli për efektet e amnistisë penale, ku gjatë ditës së sotme janë liruar 780 të burgosur.

Çuko tha se lirimi i të burgosurve do të vijojë, ndërsa tha se amnistia sjell një situatë pozitive për burgjet të cilët janë të mbipopulluar.

Ai tha gjithashtu se një nga burgjet, burgu i Rrogozhinës është drejt mbylljes, pasi sipas Çukos ai nuk i plotëson kushtet dhe standardet e duhura.

“Efektet e amnistisë janë në dy drejtime kryesore. E para janë efektet shoqërore që ndjekin amnistinë për vetë të dënuarit, të cilët lirohen ose u ulet dënimi, për familjen e tyre, për shoqërinë. E dyta dhe sistemi i burgjeve në vendin tonë, lehtësohet, sepse është një masë goxha e madhe. Janë liruar 780 por kjo do të vazhdojë pasi për sa i përket përcaktimit të atyre personave që i shmangen drejtësisë, kush është paraqitur deri dje nëpër komisariatet vendore e përfiton nga kjo. Ky është lehtësim i madh për kapacitetet e burgjeve.

Duhet të dini se sistemi i burgjeve tona, një pjesë e mirë është e trashëguar që para 90. Burgu i Rrogozhinës nuk është i destinuar si burg, ka qenë dikur depo pambuku, në diktaturë është përshtatur si burg. Kështu që nuk i plotëson standardet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministri i Drejtësisë kanë miratuar planin 10-vjeçar të zhvillimit të sistemit të burgjeve,. ku ndër të tjera planifikohet edhe mbyllja e këtyre burgjeve që nuk plotësojnë standardet. Ndërkohë janë mbyllur katër burgje, por kjo do vazhdojë”, tha Arben Çuko.