Burrat në Shqipëri jetojnë më pak, emigrojnë më shumë

0
254

Popullsia e Shqipërisë në janar të vitit 2020 ishte 2 milionë e 845 mijë e 955 persona, me një rënie prej 0.58% krahasaur me një vit më parë. Sipas INSTAT, migracioni neto negativ i burrave dhe grave është faktori kryesor i rënies së popullsisë.

Viti 2019 ka shënuar numrin më të lartë të shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria.

Sipas INSTAT, janë 12 mijë meshkuj që gjatë vitit 2019 kanë zgjedhur të mos kthehen në  atdhe, shifër kjo thuajse e përafërt me vitin paraardhës.

Ndërsa viti 2017 mban rekordin e burrave që kanë zgjedhur të mos kthehen në Shqipëri, me 19 mijë e 500 persona.

Por ndërsa meshkujt kanë nisur të kthehet, janë gratë ato që po zgjedhin gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi.

Në fakt sipas të dhënave zyrtare vitin 2017 rezulton se janë kthyer 4628 gra më shumë nga sa kishin dalë nga Shqipëria.

Por viti 2019 ka rezultuar në shifra dramatike. Janë 11 mijë gra që kanë zgjedhur të mos kthehen më në atdhe pasi kanë kaluar kufirin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në total numri i popullsisë shënoi një rënie me 0.58 përqind ose e thënë në shifra në datën 1 janar në territorin shqiptar kanë rezultuar 2 milionë e 845 mijë e 955 persona .

INSTAT raporton se vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se burrat kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 84 vjeç.
Edhe numri i lindjeve ka pësuar rënie përgjatë vitit të shkuar, ku janë regjistruar 373 lindje më pak.

/Ora News.tv/