Burrë e grua gjenden të vrarë me thikë në banesë, dyshimet e policisë bien mbi të birin

0
1171

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Racalmuto, në provincën e Agrigento. Burri dhe gruaja u vranë me thikë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen “Stazione”.

Djali 34-vjeçar i çiftit është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje, në fakt dyshimet e para të hetuesve kanë rënë mbi të.

Të dy janë vrarë me disa goditje thike në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

Ishte një nga vajzat që gjeti trupat. E alarmuar sepse prindërit nuk i përgjigjeshin në telefon, ajo shkoi në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një pallati të njohur në Racalmuto, dhe hapi derën me çelësat e saj.

Prindërit ishin të shtrirë përtokë në dhomën e ndenjes, të përqafuar me njëri-tjetrin, të pajetë në një pellg gjaku.

Gruaja, një nga gjashtë fëmijët e çiftit, thirri menjëherë policinë, e cila mori në pyetje fqinjët dhe pas disa orësh kanë rënë në gjurmët e djalit të viktimave dhe e kanë çuar në kazermë.

Për familjen Sedita duhej të ishte një mbrëmje feste.

Për Giuseppe-n, një punëtor pylltarie, e marta ishte dita e fundit e punës dhe familja kishte kohë që organizonte një darkë për të festuar daljen e tij në pension.

Megjithatë, sipas fqinjëve, në shtëpi prej ditësh kishte debate të ashpra.

Sipas hetimeve të para, vrasja do të kishte ndodhur shumë kohë përpara zbulimit të trupave.

Gjaku i pranishëm në të gjithë dhomën ishte ngjizur, megjithatë autopsia do të sqarojë kohën e saktë të vdekjes.