Burrë e grua marrin peng 53-vjeçarin në Gjirokastër, e kërcënuan që të jepte para

0
29

Një burrë dhe një grua kanë marrë peng një 53-vjeçar dhe e kërcënuan për t’i marrë një shumë parash.

Në pranga ra L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj , dhe do të hetohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Për motive të dobëta, ata kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel