Burrë e grua rrihen me njëri tjetrin, policia iu vë prangat të dyve në spital

0
129

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua dhe burrë në Pejë, për shkak se janë konfliktuar me njëri tjetrin, duke i shkaktuar lëndime në trup.

Sipas raportit të Policisë, atyre u është ofruar ndihmë mjekësore, dhe më pas janë vënë në pranga.

“Pejë 15.04.2022 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, qifti bashkëshortor janë përleshur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.