Burrë e grua të vetëm në shtëpi, 9 fëmijët në Itali e Greqi

0
1396
Ardit Murataj

Nga veriu në jug, të gjitha zonat rurale po përjetojnë shpopullimin më masiv. Një çift bashkëshortësh në Dibër prindër të fëmijëve por që sot jetojnë vetëm janë dëshmia më e qartë e realitetit të hidhur me të cilin po përballet sot vendi ynë, sidomos në zonat rurale.

Lutfi e Elmije Dema nga Trepça e Dibrës, janë prindër të 9 fëmijëve.

Por, sot ata kanë mbetur veç burrë e grua me shtëpinë bosh në fshat.

Të gjithë fëmijët ikën.

Elmije Dema: “Nëntë fëmijë kemi. Asnjë nuk kam në shtëpi. Të gjithë i kam në Itali, në Greqi. Vetëm me bashkëshortin jam.

Thonë se janë të lumtur me jetën në fshatin e tyre, dhe se nuk munden ta braktisin dot.

Lutfi Dema: “Mundësitë i kemi të ikim edhe andej por na dhimbset vendi, drejtësisht. Na dhimbset edhe si vend, edhe si jetesë. Në vend që t’na japin fëmijët, u japim ne fëmijëve, vëllezërve.”

Elmije Dema: “Jemi shumë bukur këtu ku jemi. Punojmë, jetojmë.

Kujdesen për bagëtitë dhe për tokën, ndërsa prodhimet ua dërgojnë 9 fëmijëve të tyre në emigrim.

Lutfi Dema: “Qumësht, gjalpë, gjizë, pa masë. Kush vjen këtu, gjer në Vlorë pa lek…”Elmije Dema: “Një hektar e gjysmë kam qershia. Tani do të shkoja në fushë të mbledh ftoj. Nuk kam shumë, i mbajmë për vete, u japim fëmijëve.”

Nga veriu në jug, të gjitha zonat rurale po përjetojnë shpopullimin më masiv.